Lajme

Ndëroj jetë deputeti i parë që ngriti flamurin shqiptarë në parlamenti e Maqedonisë Sali Ramadani

Ka ndëruar jetë ish anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1939 në Kërçovë

Sali Ramadani ishte një protagonistë i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.

Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë.

Shërbimet e Parlamentit reaguan fuqishëm, por Ramadani nuk u tremb. Derisa një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktual në politik kërkuan arrestimin e tij. Kryetar i Parlamentit ishte socialdemokrati Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit Ramdani nga foltorja.

Ai ka lindur ne Kerçovë ndersa pjesen e jetes e kaloi ne Prishtine.

Related Articles

Back to top button