Bosnjë: Lumi Gostelja në Zivinican shkatërron shtëpitë

Në fotot të cilat janë shpërndarë në mediat boshnjake mund të shihet se përshkallëzimi i situatës në teren nga të reshurat atmosferfike po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak se lumi Gostelja ka shpërthyer dhe bart me vete cdo gjë që sheh përpara, madje po shkatëron edhe shtëpitë.
Gjithmonë duke u bazuar në atë që shkruajnë mediat atje, thuhet se shtëpitë që shihni në foto tashmë nuk ekzistojnë pasi lumi i ka bartur dhe i ka prishur të gjitha.