Reagim i shpejtë pas raportimit të “Presheva.AL”: Mbyllët gropa e rrezikshme në rrugën e Gjilanit

Vetëm pak orë pas publikimit të një video-raportimi nga faqja jonë “Kjo është Presheva Jonë” lidhur me një gropë të rrezikshme në rrugën e Gjilanit, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i ndërmarrjes përgjegjëse.
Mbrëmjen e djeshme, mediat tona alarmuan qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve për rrezikun që kanosej tek kryqëzimi në rrugën e Gjilanit, ku prania e kësaj grope mund të shkaktonte dëme të mëdha materiale në vetura dhe të cenonte sigurinë në komunikacion.
Sot, kompania “Euroroad” ka ndërhyrë në terren duke e mbyllur dhe sanuar plotësisht gropën e identifikuar.



