BE-ja paralajmëron ashpër: Anuloni “pasaportat e arta” ose humbisni regjimin pa viza

Bashkimi Evropian u ka dërguar një paralajmërim të prerë disa vendeve partnere që gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza në zonën Schengen, duke kërkuar nga ato që të anulojnë menjëhitë skemat e marrjes së shtetësisë përmes investimeve, të njohura ndryshe si “pasaportat e arta”.
Sipas zyrtarëve të BE-së, praktika e dhënies së shtetësisë apo e pasaportave për shtetasit e vendeve të treta në këmbim të investimeve financiare paraqet një rrezik të madh për sigurinë e brendshme të bllokut evropian, pasi lehtëson larjen e parasë, korrupsionin dhe depërtimin e krimit të organizuar.
Rreziku për pezullimin e udhëtimit pa viza
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se vendet që nuk do t’i përshtatin politikat e tyre të vizave me standardet e BE-së dhe që vazhdojnë me shitjen e shtetësisë, rrezikojnë pezullimin e menjëhershëm të regjimit pa viza me zonën Schengen.
Me mekanizmin e ri të rishikuar të pezullimit të vizave, Bashkimi Evropian ka forcuar kompetencat për të reaguar shpejt ndaj shteteve që cenojnë sigurinë apo politikat e migracionit.
