Zjarri shkatërron rreth 200 hektarë në Breznicë

Një zjarr masiv që ka shpërthyer në rrethinën e Komunës së Bujanocit, përkatësisht në zonën e fshatit Breznicë, ka përfshirë një sipërfaqe të madhe prej rreth 200 hektarësh me pyje, shkurre dhe kullosa, duke shkaktuar dëme të mëdha mjedisore.
Përveç përmasave të mëdha të flakëve, ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikësve dhe njësive të shpëtimit po vështirësohet tej mase për shkak të terrenit specifik dhe të rrezikshëm. Kjo zonë njihet si rajon me rrisk të lartë nga prania e mundshme e mjeteve të pashpërthyera shpërthyese (pjesë e mbeturinave të luftës/minave), gjë që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e zjarrfikësve në terren.
Sipas informacioneve nga terreni, vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të favorshme, ndërsa të gjitha njësitë emergjente po monitorojnë situatën nga afër për të parandaluar depërtimin e flakëve drejt zonave të banuara dhe shtëpive të fshatit.
Autoritetet kompetente apelojnë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë menjëhatë shërbimet e emergjencës nëse vrejnë tym apo vatra të reja zjarri.
