Pas deklaratave të Zelenskyt, kosovarët heqin flamurin e Ukrainës që ishte vendosur në “Grand Hotel”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dje qëndroi në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit, Zelensky tha se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.
“Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë, pa dyshim, Krimenë. Ky qëndrim i Serbisë nuk po ndryshon, madje as në OKB”, tha ai.
Pas kësaj deklarate, një grup qytetarësh e kanë larguar flamurin e Ukrainës nga objekti i hotelit “Grand”, në qendër të Prishtinës.
Deri në këto momente, nuk ka konfirmim nëse ky veprim ka qenë institucional. Flamuri është larguar nga disa persona, të cilët nuk mbanin shenja identifikuese.
