Historia inspiruese e 20-vjeçares: Kam punuar si shitëse, bleva edhe shtëpi…
Jennie Corckart tregon se si mundi të blejë një shtëpi luksoze me kursimet e saj.
Edhe pse 20 vjeçe, suksesi i saj erdhi që kur la shkollën për të marrë pjesë në një kurs praktik për të cilin thotë se e ndihmoi shumë.
E reja tregon se në kohën kur po kalonte nivelet e kursit, ajo bënte pesë punë me kohë të pjesshme.
Në moshën 17-vjeçare, Jennie vendosi ti jepte fund edukimit të zakonshëm për tu bërë shitëse, gjë që i sillte 500 paund të ardhura në muaj.
Pasi festoi ditëlindjen e 20, ajo mori çelësat e shtëpisë 120 mijë dollarëshe në Glocestershire.
“Të kem një shtëpi për vete ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Për mendimin tim, kur paguan qira, thjesht po paguan hipotekën e dikujt tjetër.
Jam shumë fatlume që nuk kam borxhe dhe jam bërë pronare e shtëpisë në moshë të re kur të tjerë po luftojnë për këtë gjë,” tregoi 20 vjeçarja për Metro.