Magazina

I gjithë fshati në dietë, banorët dobësohen njëkohësisht

Bashkia e Naron në Spanjën veri-perëndimore ka vendosur të dobësohet kolektivisht…39.426 banorët e saj kanë ndërmarrë një nismë inovatore për të përmirësuar shëndetin e tyre; të humbasin 100 mijë kg në dy vite.
Një dietë e shëndetshme, stërvitje të rregullta dhe kontrolle mjekësore janë baza e programit në të cilin i gjithë komuniteti ka të njëjtin objektiv, të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshme. Banorët mund të ndjekin planet e hartuara nga qendra lokale shëndetësore ndërsa restorantet do të ofrojnë vetëm menu të shëndetshme

“Komuniteti është i fokusuar të bëhet i shëndetshëm dhe kemi vendosur si objektiv të humbasim 100 mijë kg”, thotë Carlos Pinero, doktor.

Gjashtë nga 10 banorë të Naronit janë në fakt mbipeshë. Obeziteti në komunitetin autonom të Galicisë, ku edhe gjendet Naron, prek rreth 20 për qind të popullatës krahasuar me mesataren prej 17 përqindësh të Spanjës.

Sidoqoftë, mjeku Pinero insiston se programi nuk është lancuar për shkak se problemi është më i ekzagjeruar në Galici krahasuar me njësitë e tjera spanjolle apo ato evropiane, por me qëllim që të ndërpritet tendenca globale për obezitetin dhe të luftohet sëmundja. Sipas planit, një sasi ekuivalente kilogramësh në ushqime do ti dhurohet organizatave bamirëse. /TCH

Related Articles

Back to top button