Ja kush është tempulli më i madh në botë
Angkor Wat (Tempulli i qytetit) është një kompleks i madh i tempujve në Kamboxhia, i njohur si tempulli më i madh në botë.
Tempulli është ndërtuar nga mbreti i Mbretërisë Khmere, Suryavarmani i II-të në shekullin e 12-të, mbretëria e të cilit përfaqësonte një prej qytetërimeve më të rëndësishme në Azinë Juglindore .
Tempulli fillimisht i ishte dedikuar Perëndisë Vishnu, që do të thotë se ishte një tempull hindu, mirëpo gjatë shekujve 14 dhe 15 ai u shndërrua në tempull budist dhe si i tillë ka mbetur deri në ditët e sotme.
I tërë tempulli mbulon një sipërfaqe prej 2 kilometra katrorë. Muri i jashtëm i tij është i gjatë 1025 metra, gjerësia 805 metra, ndërsa lartësia 4,5 metra, ndërsa përreth tij gjenden 30 m fushë e hapur, e kufizuar me një kanal të gjerë 190 metra.
Në mes gjenden pesë kulla, të cilat përfaqësojnë pesë male. Kulla më e lartë (65 metra) është ajo në mes të tempullit.
Ky tempull që është bërë simbol zyrtar i Kamboxhias, e madje gjendet edhe në flamurin e këtij vendi, është një nga pikat kryesore turistike që vizitohet nga më shumë se gjysmë milioni turistë çdo vit.
Që nga viti 1992, Angkor Wat është e futur në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.f.f