Njerëzit e lumtur kanë raporte më cilësore me të gjithë
Një studimi i filluar 77 vite më parë në Harvard ka në fokus lidhjen mes shëndetit dhe lumturisë, ndërsa tregon se për nivel më të madh të lumturisë është i rëndësishëm cilësia e marrëdhënies, e jo sasia.
“Mund të gjendeni në mesin e shumë njerëzve, të martuar, beqar, të vetmuar dhe izoluar. Megjithatë, hulumtimi ynë ka treguar se vetmia është e dëmshme”, tha profesori Robert Waldinger, kryesues i hulumtimit.
Ai vuri në dukje se rezultatet e studimit të Harvardit tregojnë se njerëzit më të lumtur kanë marrëdhënie shumë të mira me të gjithë, familjen, me miqtë dhe komunitetin më të gjerë.
Ai tha se marrëdhëniet cilësore, në të cilat njerëzit mund të mbështeten tek të tjerët në rast nevoje, rritin në masë të madhe nivelin e lumturisë dhe madje i bëjnë njerëzit më të kujdesshëm…