Përse asnjëherë nuk bën t’i zbathni këpucët në aeroplan
Nëse udhëtoni shpesh me avion, ose të paktën keni udhëtuar një herë në jetën tuaj, me siguri se e keni vënë re që janë disa pasagjerë të cilët posa të rehatohen në karrige i zbathin këpucët.
Por, siç thonë ekspertët, kjo është një gjë shumë e rrezikshme për ta bërë. Përse?
Përveç se e mbushni aromë tërë kabinën, këpucët janë esenciale gjatë një emergjence, pavarësisht se kjo nuk është pjesë e informacioneve të sigurisë gjatë udhëtimit.
Gjatë një emergjence të çfarëdoshme, sipërfaqja e papërshtatshme dhe pengesat e ndryshme do t’jua bllokojnë rrugën gjatë daljes.
Pra, nëse nuk i keni këpucët mbathë, ju do ta keni të vështirë të dilni nga aeroplani, por edhe pasi të dilni.
Imagjinoni sikurse ka ndodhur një aksident i çfarëdoshëm (larg qoftë) dhe ju duhet të ecni në një sipërfaqe të mbuluar me xhama, zjarr dhe copëza metali.
Mos harroni se disa sekonda vonesë për t’i mbathur prapë këpucët mund të jetë çështje jetë a vdekje.