Magazina

Poema greke që arbërit i sheh si pasardhës të Lekës dhe Pirros

Të bëmat e stradiotit Mërkur Bua vazhdojnë të mrekullojnë shpirtërat e etur për kodin kalorsiak të mesjetës.

I lindur në Morenë arbërore nga familja fisnike e Buajve, Mërkuri do krijonte staturën e një kalorësi të frikshëm edhe si condottieri në trupat venedikase, e më vonë edhë në shërbim të mbretit francez në vitin 1580, shkruan Konica.al.

Gjithçka njihet për kavalierin shqiptar në krye të stradiotëve të tij i detyrohet vjerështorit zakynthas Xanis Koronais, që pati rastin ta shoqëronte Buan dhe ta njihte për së afërmi.

Poema e quajtur «Andragathemata tou Boua» (Të bëmat e Buas), u shkrua në Venedik në vitin 1519 dhe përmban rreth 4500 vargje të mbushura me informacione të vlefshme historike.

Portali Konica.al sjell një shkëputje të poemës së Korones, që i japin mbështetje mendimit se rrethet elitare të kohës bënin një lidhje lineale mes figurave të vjetërsisë si Akili, Leka i Madh dhe Pirro dhe trimave arbërorë nga Epiri dhe Morea:

Kαί τήν πατρίδα μαρτυρουν και ολον του το γενος,
και αλλοι που δεν τον ξερουσιν λέγουσι οτι εινε ξενος
Εκ του ρέ Πύρου τον καιρόν , και Αντίνου του (η)Πειρωτα,
Αυτουν ησαν καθολικά η ριζα των Πουγιανων
Και δια να σωβρω την αρχην ταχ΄αποκει το πιανω,
Κ ησασι κατοικούμενοι εις την Μακεδονίαν,
Αρταν και Αγγελόκαστρον, Γιάννινα και Αλβανίαν.
Και ενας Μπουας ηκουεν ονομα μισερ Πέτρος

Dhe atdheu dhe gjithë ky rrëfim për popullin e tij,
dhe të tjerët që nuk e dinin dhe menonin se ishte një i juaj,
Që nga koha e Pirros dhe epirotit Antino
Të atyre që kishin rrënjë puljane
Dhe si për të gjetur zanafillën prej nga kanë ardhur
Kanë banuar Maqedoninë,
Artën dhe Gjirokastrën, Janinën dhe Shqipërinë
Dhe Buatë janë quajtur Petros.

Related Articles

Back to top button