Pse gratë preken nga sindromi i këmbëve të lodhura, ç’do të thotë kjo gjendje për shëndetin e tyre?
Sindromi i këmbëve të lodhura është shkaku më i zakonshëm për një gjumë jo të mirë. Shpesh ndërhyn në jetën e përditshme dhe të pengon në kryerjen e aktiviteteve normale. Është fjala për sindromën e këmbëve të lodhura. Një sëmundje që duket se ka origjinë gjenetike. Ky konfirmim vjen nga një studim i kohëve të fundit i kryer nga një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Barbara Schormair dhe nga Helmholtz Zentrum München (Gjermani).
Një çrregullim neurologjik: Sindromaie këmbëve të lodhura është një çrregullim neurologjik, e karakterizuar nga një nevojë e pakontrollueshme dhe urgjente për të lëvizur gjymtyrët e poshtme. Në darkë është mirë që t’i mbani këmbët lart dhe t’i relaksoni para se të flini. Kjo dhimbje më shumë shfaqet gjatë natës, por nuk e përjashton edhe rastin e shfaqjes gjatë ditës. Kur ju lëvizni këmbët mund të ndieni disa ndjesi të pakëndshme dhe ndonjëherë të dhimbshme. Kjo sindromë të jep kruajtje dhe ngërç (sidomos në zonën midis kyçit dhe gjurit).
Cilat janë arsyet që i ndieni këmbët e lodhura? Deri më sot, shkaqet e sindromit së këmbëve të lodhura nuk janë plotësisht të njohura. Mendohet se ka një origjinë gjenetike. Kjo për shkak se disa të prekur kanë në familje një anëtar që vuan nga e njëjta sëmundje. Edhe studimi i ri duket se e konfirmon këtë hipotezë. Ky studim përfshiu mbi 400,000 lende, të analizuara në dy faza të veçanta. Në fillim autorët shqyrtuan dy grupe individësh: i pari i përbërë nga 15,000 pacientë të prekur nga sindroma e këmbëve të lodhura, e dyta nga 95,000 njerëz të shëndetshëm. Në fazën e dytë janë marrë 31,000 pacientë dhe 287,000 ishin në gjendje të mirë. Hulumtuesit mblodhën dhe shqyrtuan të dhënat gjenetike të të gjithë pjesëmarrësve.
Lidhur me zhvillimin e sistemit nervor: Përmes analizës së profilit gjenetik të të gjithë vullnetarëve, ekspertët identifikuan 13 variante të reja të rrezikut gjenetik. “Ne tashmë e dinim se sindroma e këmbëve të lodhura ka një lidhje të fortë gjenetike dhe ne dëshirojmë të eksplorojmë këtë fushë në mënyrë më të detajuar. Variantet e rrezikut gjenetik që kemi zbuluar shtojnë më shumë peshë idenë se ky kusht është i lidhur me zhvillimin e sistemit nervor “, thanë autorët. Tani do të nevojiten studime të reja, gjithashtu për të thelluar pasojat e mundshme në frontin terapeutik. Gjatë një “sulmi” të sindromës së këmbëve të lodhura, në vend që të bëheni nervozë është më mirë të çoheni nga shtrati, të lëvizni këmbët dhe të ecni./e.e