Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur
Ke ëndërruar ndonjëherë sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Të ndodh shpesh të shohësh në ëndërr sikur bie?
Në fakt, është një ëndërr mjaft e zakonshme, sidomos për njerëzit që vuajnë nga depresioni.
Konsiderohet si një prej ëndrrave më tipike që shohin njerëzit në periudha të ndryshme të jetës.
Është një flamur i kuq që po të paralajmëron nënndërgjegjja se diçka në jetë nuk është në drejtimin e duhur.
Sipas Huffington Post, një ëndërr sikur bie, zakonisht do të thotë se ke humbur kontrollin dhe ekuilibrin në një moment të jetës.
Kjo gjendje e krijuar mund të të shfaqet edhe në gjumë duke të provokuar mendime të tilla. Mund të jetë një aspekt i jetës që të mërzit më shumë dhe ka nevojë për më shumë vëmendje.
Nëse ëndrra të tilla, pra duke rënë, përsëriten, gjëja më e mirë që duhet të bësh është të adresosh ku e ke problemin.
Sa më shpejt të fitosh një argument më shumë, aq më shpejt do të largohen të tilla vegime. Dhe mos harro, nuk je vetëm!
Ëndrra me rënie nga lartësitë janë një dukuri e zakonshme./e.e