VIDEO/ Tronditëse: Hidhet nga 246 metra lartësi, parashuta nuk arrin të hapet, por…
Ky është momenti i tmerrshëm kur një person që hidhet nga një ndërtesë 24-katëshe në Suedi, i bllokohet parashuta pasi bën kërcimin e hedhjes nga lartësia.
Aksidenti u xhirua nga një video amatore dhe më pas është e ngarkuar në internet, ku tregon personin që hidhet nga ndërtesa dhe aty e kupton se parashutë e tij ka dështuar që të hapet.
Megjithatë fatëmirësisht ai i mbijetoi incidentin, pavarësisht goditjes që pësoi kur ra në asfalti pasi hedhjes nga ndërtesa e gjatë prej 246 metra në kryeqytetin Stokholm.
Policia dhe dëshmitarët thonë se ai kërceu dhe u ul në rrugë para shokëve të tij që po filmonin, nga restoranti në katet e poshtme të ndërtesës.
Personi emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dërgua në spital, ku u trajtua për lëndime serioze, por jo të rrezikshme për jetën, raportoi Dagens Nyheter.