3 karakteristikat e përbashkëta dhe unike të njerëzve gjeni: a jeni dhe ju një prej tyre?
Sa herë gjatë jetës tuaj ju kanë përsëritur se ekziston një mënyrë e duhur për të bërë gjërat, një rrugë për t’u ndjekur, pasi “suksesi nuk vjen asnjëherë rastësisht”, por që nuk ua keni vënë veshin këshillave të të tjerëve, atëherë sipas “Elite Daily” ju jeni person kreativ. Kjo do të thotë sigurisht se u është dashur të ndryshoni shpesh itinerar, t’u bëni ballë devijimeve përpara se të keni gjetur rrugën, por sigurisht se pengesat që keni ndeshur, nuk kanë mjaftuar që t’ju ndalin dhe në çdo ndalesë është shfaqur një rast për të stimuluar fantazinë dhe për të gjetur një zgjidhje. Në fakt, në revistë thuhet se, personat kreativë gabojnë shumë, por merita e tyre është se edhe gabimet për ta, perceptohen si meritë. Ja përse:
1.Nuk zgjedhin rrugën tradicionale: Tipat kreativë janë gjithmonë të prirur të bëjnë gabime, sepse ata nuk e ndjekin kurrë rrugën e përshkruar nga të tjerët. Janë “shpirtra të lirë”, të shkëputur nga “masa”: ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre studiojnë ligjin, ose përgatiten për të gjetur një punë në një zyrë, personat kreativë, kultivojnë ëndrrat e tyre.
2.Nuk i duan rregullat: Jo vetëm që nuk i duan rregullat, por e urrejnë gjithçka që është e limituar. Njerëzit kreativë apo me shpirt krijimtarie, gjithmonë përpiqen të gjejnë mënyra për të vepruar në mënyrë unikale, të shkëputur nga zakonet ose nga modelet e paracaktuara. Edhe në këtë rast, gabimet janë pas shpine, por kënaqësia për të arritur diçka deri në fund, realizohet falë origjinalitetit të tyre, një ndjesi kjo që nuk ka çmim.
3.Janë guximtarë: Ata marrin gjithmonë përgjegjësinë për të vrapuar drejt risqeve: për t’i bërë që të heqin dorë nga një projekt për të cilin janë krenarë, duhen vënë me shpatulla pas murit. Pjesa e madhe e kënaqësisë e lidhur me suksesin, vjen nga fakti se mundësia për të dështuar është gjithmonë pas shpine. Madje, është pikërisht kjo gjë motori i të gjitha veprimeve; jeta, përndryshe, do të ishte shumë e mërzitshme!/e.e