Magazina

Adoleshenti më i gjatë 2.25 metra

Brandon Marshall është i gjatë 2.25 metra. Ai është vetëm 16 vjeç dhe është konsideruar adoleshenti më i gjatë në botë. Ai është rritur 0.12 metra vitin e kaluar dhe mjekët thonë se akoma nuk ka mbaruar periudhën e rritjes.

Brandon besohet të jetë adoleshenti më i gjatë në botë pasi mbajtësi i rekordit, Broc Broën që është 2.37 metra tashmë është 20 vjeç.

16 vjeçari nga Bury St Edmunds, Suffolk goditi në fillim titujt e mediave me gjatësinë 1.86.

Por që atëherë ai ka vazhduar të rritet dhe nuk po tregohet asnjë shenjë ndalimi.

Mjekët kanë kryer një sërë testesh mbi adoleshentin, por ende nuk e dinë pse është kaq i gjatë.BW.P.S

Related Articles

Back to top button