Magazina

E frikshme, ky është viti kur toka do të goditet nga një asteroid

Parashikimi i bërë nga astrofizikantët është i qartë: ka disa mundësi që një asteroid të godasë Tokën në 21 shtator të viti 2135. Nasa po studion se si ta zgjidhë këtë problem. Atë ditë, sipas llogaritjeve të bërë mbi trupat e Universit ka një mundësi që një asteroid me përmasat e ndërtesës “Empire State” (490 metra diametër) të godasë planetin tonë duke shkaktuar një shkatërrim dhe vdekje përreth, ndoshta jo në madhësinë e atij që zhduku dinosaurët disa miliona vite më parë. Emri që iu vu asteroidit është Bennu. Plani për momentin është i thjeshtë, por jo edhe aq. Shkencëtarët mendojnë që më e mirë është devijimi i trajektores së asteroidit që të mos përplaset me tokën. Po si mund të realizohet? Deri më tani mundësitë duken se janë nxjerrë nga filmat e Hollivudit (kujtoni Armagedonin me Bruce Willis në 1998).

Më e studiuara është bombardimi që të devijohet trajektorja dhe për këtë do të përdoret një raketë bërthamore. Programi i Nasës e ka një emër, është i gjatë dhe i vështirë për t’u mbajtur mend: “Hypervelocity Asteroid Mitigation Mission for Emergency Response” ose me inciale Hammer. Nasa ka një zyrë të mbrojtjes planetare dhe është ajo e ngarkuar të observojë dhe të parandalojë mijëra objekte që godasin tokën çdo vit. Ideja është që ta identifikojnë para se të godasë dhe të mos shkaktojë dëme as në persona dhe as në materiale. Aktualisht Bennu po observohet nga teleskopë të fuqishëm dhe sipas llogaritjeve matematikore tregojnë që ka mundësi të pakta që të përplaset dhe të shkaktojë vdekje në varësi nga vendi ku bie në vitin 2135. Shkencëtarët entuziazmohen, pasi besojnë se Bennu është një mundësi për të vënë në praktikë teoritë nëse një rakete do të devijojë trajektoren. Do të ndërtohet një hartë e Bennu-së që do të përcaktojë përbërjen e asteroidit duke parë edhe shpërndarjen e elementeve, mineraleve dhe materialeve organike.

Related Articles

Back to top button