Magazina

E kishte lënë makinën të parkuar para restorantit gjithë natën, në mëngjes gjeti një letër

Çdo vit, në Mbretërinë e Bashkuar, rreth gjysmë milioni njerëz bëjnë testin e alkoolit në komunikacion dhe së paku 100,000 prej tyre, dalin pozitiv, duke marrur parasysh këto shifra, vozitja në ndikim të alkoolit është problem serioz.
Ndërsa një rast i veçantë dhe shumë interesant ka ndodhur në një restorant në Kanada.

Paula Alberta, një grua në Kanada, ka shkuar në restorant me burrin e saj për darkë, ndërsa pasi kanë dalur nga restoranti, veturën e kanë lënë të parkuar në parking dhe në shtëpi kanë shkuar me taksi, transmeton lajmi.net

Të nesërmen në mëngjes, kur u kthye për ta marrë veturën, Alberta në xhamin e veturës gjeti një letër të shkruar nga pronari i restorantit.

“Ne dëshirojmë të ju falenderojmë që keni lënë makinën tuaj të parkuar këtu. Nuk e di sigurt nëse keni konsumuar alkool në restorantin tonë natën e mbrëmshme, por ne duam të ju falenderojmë që nuk keni vozitur nën ndikimin e alkoolit, nëse kjo ishte arsyeja. Në restorantin tonë ju keni një kupon për të ngrënë krahë pule dhe ju lutemi ta pranoni si dhuratë për përgjegjësinë e treguar. Jeta është e çmuar. Ju uroj fundjavë të mrekullueshme!”, kishte shkruar pronari i restorantit në atë letër.

Ne dëshirojmë të ju falenderoj për të lënë makinën tuaj të parkuar këtu brenda natës. Unë nuk e di me siguri nëse nuk keni pasur alkool në restorantin tonë, por ne duam të ju falënderoj për të mos makinës nën ndikimin e alkoolit. Ju keni këtu një kupon për krahë pule bëjmë në restorant. Ju lutem pranoni atë si një dhuratë për përgjegjësinë tuaj. Jeta është e çmuar. Ju uroj një fundjavë të mrekullueshme! ?? ”

Paula e ka rrëfyer historinë e saj në rrjetet sociale dhe njerëzit janë ndjerë të befasuar, kjo histori ka bërë bujë të madhe kudo.

Related Articles

Back to top button