E urreni të hënën? Mbajini shënim këto 5 gjëra si të fokusoheni në punë pas fundjavës
Të gjithë e kemi përjetuar ndjenjën kur mendojmë ditën e hënë. Pas një fundjave të këndshme që mund të kemi kaluar me miqtë apo me familjen, e hëna është pikërisht dita që na rikujton të gjitha obligimet që kemi gjatë javës. Është e natyrshme të mërzitemi kur mendojmë se pushimet tona mbaruan dhe tani fillon lufta me veten se si të fokusohemi në punë pas fundjavës… Kemi përzgjedhur disa këshilla për t’ju ndihmuar se si të fokusoheni në punë ditën e hënë,por edhe gjatë ditëve të tjera të javës:
1.Përqëndrohuni në atë që ju pëlqen
Rikujtojani vetes që kjo është puna që ju doni dhe po punoni mbi atë cka dëshironi më shumë. Kjo do tju fyrmëzojë që të mblidhni energjitë dhe gati për një javë produktive.
2.Bëni një listë të përditshme “to do list” dhe mbajeni afër
Është gjithmonë e dobishme kur keni listën e detyrave tuaja pranë kompjuterit tuaj. Provoni të krijoni listën tuaj të detyrave një ditë para se të shkoni në zyrë. Ajo mund të organizojë mendimet tuaja dhe t’ju bëjë të ndiheni më të përgatitur kur të shkoni në punë.
3.Punoni herët në mëngjes dhe vendosni prioritet kryesore
Në orët e para të ditës,njerëzit janë më produktivë. Pra, vendosni të gjitha detyrat e vështira dhe sfiduese në agjendën tuaj gjatë atyre orëve. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar në punë.
4. Pastroni tavolinën tuaj të punës
Ndoshta nga gëzimi i ditës së premte, keni nxituar dhe e keni lënë rrëmujë zyrën tuaj. Kështu që merrni disa minuta për të renditur çdo gjë në tavolinën tuaj të punës. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë të organizuar ndërsa merrni pjesë në ritëm të gjërave.
5.Qëndro larg nga mediat sociale
Ju nuk mund të qëndroni të përqëndruar në punë nëse rrini gjatë gjithë kohës në rrjete sociale. Filloni të limitoni dhe reduktoni momentet e qëndrimit në media sociale gjatë punës. Ju mund ta pëlqeni më vonë foton e bukur të mikut tuaj.
6. Bëni herë pas herë pushime të shkurtra
Të qëndrosh në zyrë nga mengjesi deri në darkë pa lëvizur nga tavolina juaj e punës, nuk ju bën produktivë në punë. Lejojini vetes disa pushime të shkurtra, për të rifreskuar mendjen tuaj pasi në këtë mënyrë do të jeni më të fokusuar./e.e