Fëmija i vogël, i preferuari i prindërve
Për një kohë të gjatë është debatuar se a mund të shfaqin prindërit favorizim ndaj një fëmije tjetër.
Ata të cilët pohojnë se e kanë “sindromën i të qenit fëmija i mesëm” – fenomen mjaft i vërtetë i cili shpie që fëmija i mesëm të ndihet i neglizhuar dhe i papërfshirë në krahasim me vëllezërit e motrat – do të pajtoheshin se nuk është e pamundur që prindërit të shfaqin favorizim ndaj njërit fëmijë, transmeton Telegrafi.
Tani, duket se ky dyshim është konfirmuar edhe shkencërisht, ku një studim ka zbuluar se prindërit kanë tendenca ta favorizojnë fëmijën e vogël.
‘Mumsnet’ ka kryer një anketim me 1,185 prindër dhe ka zbuluar se një pjesë e madhe e prindërve e kanë pranuar se e pëlqejnë njërin fëmijë më shumë, ndërkaq edhe gjyshërit e favorizojnë njërin nip ose mbesë.
Më shumë se gjysma e prindërve kanë treguar se fëmija i preferuar është më i vogli, ndërkaq vetëm 26% kanë thënë se fëmija i preferuar është i madhi.