Magazina

Kia përgatitet të sfidojë Audi A8, ja si do duket makina e re luksoze

Prodhuesi koreano-jugor ka publikuar dizajnin e gjeneratës së re të limuzinës luksoze K900.

Kia njoftoi se K900 do të prezantohet në muajin prill, që do të thotë se mund të ketë premierën në sallonin e ardhshëm të automjeteve në Nju Jork.

Makina është dizajnuar në selinë e kompanisë, në Namjang, në Koren Jugore, si dhe në studion e Kia për dizajnin në Kaliforni.

Përveç dy dizajnëve, Kia më herët publikoi “teaser” në të cilin duket silueta e modelit të ri K900. Pas premierës, Kia K900 arrin në sallonet e shitjes në gjithë botën dhe mbetet të shihet nëse ky model do të jetë edhe pjesë e tregut evropian. /p.s/

Related Articles

Back to top button