Magazina

“Madhështia e Mëshirës”, forcat turke mjekojnë edhe terroristët të plagosur (Foto)

Forcat e Armatosura Turke (TSK) ofrojnë mbështetje shëndetësore edhe për pjesëtarët e grupeve terroriste PKK/YPG në Afrin.
“Mjekët pranë Forcave të Armatosura Turke sot në fshatin Kifar Zeit të Afrinit kanë kryer ekzaminim shëndetësor të dhjetëra terroristeve të plagosur gjatë përleshjeve në Afrin”, kështu shkruhej në një postim të Shtabit Gjeneral të Ushtrisë turke në rrjetin-social, Twitter, transmeton Gazeta e Re.

Gjatë ekzaminimit shëndetësor civilët e Afrin-it shërbyen si përkthyes.

Pamjet e publikuara në rrjete-sociale, për një kohë shumë të shkurtër gjetën një shtrirje masive. Edhe pse shumica e komentuesve dënuan aktin duke “bombarduar” llogarinë e Shtabit te Përgjithshëm të Ushtrisë Turke në Twitter, pjesa dërmuese e tyre shprehen reagime pozitive.

Sipas një lajmi të agjencisë siriane, FSA, pjesëtarët e grupeve terroriste pas trajtimeve mjekësore do të dërgohen në paraburgim, raporton ‘DailySabah’, përcjell Gazeta e Re.

Related Articles

Back to top button