Një herë në dy ditë shpëlani gojën me uthull molle: Rezultatet e dukshme në çast!
Fjala është për artikujt të cilët jo vetëm që zbardhin dhëmbët, por eliminojnë edhe njollat më të forta (madje edhe ato të shkaktuara nga duhani), njëkohësisht freskojnë gojën
Zbardhja profesionale e dhëmbëve kushton shumë. Prandaj, nëse keni pak durim, përkatësisht nuk ju ngutet që po të njëjtën ditë të keni dhëmbë të bardhë, provojeni këtë recetë popullore për dhëmbë të bardhë si bora, transmeton Telegrafi.
E gjitha që ju nevojitet është uthulla e mollës. Mirëpo, për shkak të fortësisë së saj, uthulla e mollës nuk bën të përdoret e koncentruar,por mjafton të zbutet me një lugë supe në një gotë me ujë.
Më parë merrni një gllënjkë të vogël të zbërthyer në ujë dhe me të lani mirë gojën, pastaj pështyjeni.
Veprimi i dytë është që të zhytni brushën në gotë dhe të fërkoni dhëmbët sikur i lani me pastë dhëmbësh. Edhe pak shpëlani gojën me lëngun e përgatitur dhe në fund shpëlajeni mirë me ujë.
Që në ditën e parë, do të vëreni që dhëmbët tuaj së paku për një nuancë janë më të bardhë, era e gojës më e freskët, ndërkaq goja më e pastër se kurrë më parë.
Këtë tretman për zbardhje të dhëmbëve përdoreni më së shumti një herë në dy ditë, në mënyrë që të mos i dëmtoni me fërkim agresiv zmaltin e dhëmbëve.