Magazina

Një kompani izraelite është e aftë të hakojë çdo iPhone

Kompania Izraelite Cellebrite është e aftë të penetrojë sigurinë e çdo iPhone sipas një raporti që vjen nga Forbes.

Burimet e Forbes thanë se Cellebrite ka gjetur një mënyrë të re për të hyrë në pajisjet e Apple, përfshirë edhe ato me iOS 11 dhe iPhone X.

Qeveria Amerikane kishte përdorur teknologjinë e Cellebrite për të thyer enkriptimin e iPhone, por Apple ka luftuar për të mbajtur të sigurta pajisjet e saj.

Për këtë arsye Cellebrite ka zgjedhur të heshtë lidhur me këtë lajm. Ndërsa kompania Izraelite mban të fshehta metodat e hyrjes në iPhone, Apple vështirë se ka për të gjetur një mënyrë për ti adresuar.

Thuhet se Cellebrite ka zbuluar një dobësi sigurie zero-ditore për të fituar akses.

Po shqetësimi kryesor i përdoruesve është fshehtësia e dobësive të sigurisë zbuluar nga Cellebrite.

Dy vite më parë një grup hakerash arriti të vidhte nga NSA-ja mjete të cilat mund të përdoreshin për të hakuar dhjetëra pajisje dhe softuerë që përdorim sot, njofton PCW.

Mjetet ishin shfrytëzonin dobësi zero-ditore të panjohura për zhvilluesit e softuerëve.

Nëse NSA-ja nuk arrin do të mbrojë mjetet e saj, shtrohet pyetja sa do të mundet Cellebrite?

Related Articles

Back to top button