Ora që do të punojë 10 mijë vjet
Kompania ‘Amazon’ ka marrë përsipër ndërtimin e një ore gjigande e cila mendohet se do të punojë 10,000 vjet si një simbol i të menduarit afatgjatë.
Jeff Bezos kreu i ‘Amazon’ u shpreh se, ora është ndërtuar në mënyrë të tillë që sa herë shkon fiks ajo do të ketë një melodi që nuk është luajtur kurrë më parë.
I gjithë ky mekanizëm po instalohet brenda një shpelle në malin West Texas.
Ora është 500 metër e gjatë dhe e gjitha është material çelik dhe inoks.
Mekanizmi brenda kësaj ore është i ndarë në 5 dhoma ku secila shënon një vit, 10 vjet, 100 vjet, 1.000 vjet dhe 10.000 vjet.
Ideja për ndërtimin e kësaj ore ka filluar që në vitin 1989, por që kompania Amazon tani po e sjell me një teknologji të fundit duke e konsideruar si një krijim të jashtëzakonshëm./e.e