Pronari i një restoranti jep falas biftekun 5 kilogramë e 700 gramë, nëse e hani për një orë
Një restorant shërben biftekun gjigant që peshon 5 kilogramë e 700 gramë, që i bie të jetë më i rëndë sesa një foshnje e porsalindur.
Ai u shërbehet të gjithë atyre që janë të guximshëm që ta pranojnë sfidën që ta hanë të tërin
Restoranti Cattlemans Steakhouse në Paignton të Anglisë, ka shtuar në meny një biftek që kap çmimin prej 179 funteve, dhe të gjithë ata që arrijnë ta hanë brenda një ore, ai do të jetë falas.
Pronari i restorantit madje ka pranuar të ua shërbej grupeve prej 4 personave, dhe nëse arrijnë ta hanë për një orë, nuk do të kenë nevojë të paguajnë asgjë.
Ky biftek është i dedikuar për t’u shpërndarë katër personave, ndërsa deri më tani e kanë porositur 10 grupe dhe vetëm dy prej tyre kanë arritur ta hanë.
Ky restorant shërben edhe një lloj tjetër të biftekut, që peshon 2 kilogramë e 800 gramë dhe që kushton 89 funte.
Ai i shërbehet vetëm një personi që duhet ta përfundojë brenda afatit të njëjtë kohor, nëse dëshiron të largohet pa paguar.