Katër Gjëra E Ndërpresin Riskun

Katër gjëra e ndërpresin riskun.
– Katër gjëra e sëmurin trupin:
1. Të folurit e tepërt. 2. Gjumi i tepërt.
3. Të ngrënit e tepërt. 4. Bërja e marrëdhënieve seksuale e tepërt.
– Katër gjëra e lodhin trupin:
1. Shqetësimi. 2. Pikëllimi.
3. Uria. 4. Pagjumësia.
– Katër gjëra e sjellin riskun:
1. Namazi i natës. 2. Bërja e istigfarit shpesh.
3. Dhënia e lëmoshës. 4. Përmendja e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje.
– Katër gjëra e ndërpresin riskun:
1. Gjumi i mëngjesit. 2. Mos falja e namazit nafile shpesh.
3. Përtacia. 4. Tradhtia.
– Katër gjëra e zbehin fytyrën dhe e largojnë shkëlqimin:
1. Gënjeshtra. 2. Paturpësia.
3. Pyetjet e tepërta pa dituri. 4. Gjynahet e tepërta.
– Katër gjëra ia shtojnë fytyrës shkëlqimin:
1. Devotshmëria. 2. Realizimi i premtimeve.
3. Bujaria. 4. Sjellja e mirë.
(Imam ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë.)