Mandy Horvath humbi të dy këmbët pas një aksidenti, sot ngjit 2744 shkallë
Mandy Horvath humbi të dy këmbët pas një aksidenti.
Katër vjet më vonë ngjiti plot 2744 shkallë në Manitou Incline në Kolorado, shkruan tgcom
Këto shkallë janë mbiquajtur edhe “Graali i shenjtë i kardios” dhe përdoret edhe nga atletët për t’u stërvitur.
Horvath publikoi sipërmarrjen e saj në Instagram për të treguar se nuk ka gjëra të pamundura.
Aksidenti ishte një përplasje me një tren, gjatë natës së një të shtune, tek rikthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje argëtimi.
Horvath ishte konfuze, mendohet të ketë qenë nën efektin e një prej drogave.
Vetëm manovrimi i shpejtë i makinistit të trenit arriti të evitonte tragjedinë, por këmbët e gruas tashmë, humbën për gjithmonë.
“Manitou Incline” është e lartë 610 metra dhe përbëhet nga më shumë se 2700 shkallë, bërë nga mbetjet e një ish hekurudhe.
Në disa vende arrin edhe pjerrësinë prej 68%, përveç pjesëve ku shkallët nuk janë praktike për askënd.
Horvath nuk ka bërë asnjë parapërgatitje dhe mbërriti në majë të shkallëve vetëm me forcën e krahëve.
Në Instagram ajo shkruan me optimizëm: “Të gjithë kalojmë faza depresive, ankth dhe trishtim. Dilni nga aty! Bëni diçka, vraponi. Nëse nuk ia dilni, zvarrituni!”, njësoj siç ka bërë ajo vetë.
“Vazhdoj të jetoj qetësisht, si të gjithë ju”, ka treguar në një tv lokal të Kolorados- “thjesht i bëj gjërat në mënyrë të ndryshme”.
Sipërmarrja e saj e radhës do të jetë të hapë një restorant, kuzhina e të cilit do të vlerësohet për kuzhinierët me aftësi të kufizuara fizike.