Një Poezi Për Fëmijët Sirian Shumë Emocionuse,”Kjo Nuk Është Jetë”…
Kjo nuk është jetë! A e di ti se ku e kam nënën, babain, motrën e vëllanë? A e din ata se ku më keni strukur, se ku më keni ngujuar dhe që kam harruar shijen e bukës që sa ditë, buzët më janë tharë pa i lagur me ujë, trupi më është ngrirë nga të ftohtit?!. O i pa shpirt, o i mjerë a mos mi ke vrarë prindërit, a mos ma ke ndjegur vëllaun, më thuaj ku janë, më trego sepse dua të jem tek gjiri nënës, tek prehëri saj ngase frikësohem kur ndëgjoj britma, bam dhe bum gjë që nuk e di se si i thonë?!. O i pa mëshirë, a nuk e ke frikë Allahun, a nuk ke frikë të dalësh para tij ne ditën e gjykimit?! Çfarë faji kam unë, në fëmijë keni gjetur të largoni mllefin? A ke nënë që të pret në shtëpi me lot, a ke baba që me ndjersë e fiton kafshatën e bukës, a kë fëmije dhe ti o njeri pa ndjenjë njeriu? Ndalu dhe mendo, kujtohu se si ke lozur me vëllaun dhe motrën tënde dhe ndalu mos më qëllo, mos ma ndërpre lojën me tim vëlla e motër sepse unë tek rritem, edhe unë dua të jem e barabartë me ty e të fluturoj si zog i lirë si fëmijët tjerë! O ju që udhëheqni shtet, ju lutem dilni në lëkurën time, në vendin tim të trishtë, dhe ju lutem mi fshini lotët se po ma humbin buzëqeshjen, largoni murin nga këmbët e shoqës sime ngase ndjen dhimbje, vendosni nën tokë shokun tim sepse i ka sytë e mbyllur dhe trupin e ftohtë, më dërgoni mua në kasollen time sepse këtu kam shumë frikë dhe këmbët më janë nxirë nga të ftohtit, apo edhe atë kasolle të vogël ma shkatërruat, mi keni djegur lodrat, i dogjet librat?!. Kjo nuk është jetë, mendo fëmiun tënd në vend timin dhe të lutem ndërpreje këtë sulm, na lër të jetojmë të qetë! Unë nuk di çfarë të them më pos fjalës dua dhe unë PAQE! Unë iu mbështetem të lumit Allah, e di që një ditë ai do nxjerrë hakun tek ju, unë them ALLAHU EKBER e ti vendos se çfarë do të bësh tutje! A.B