Pse produktet me shije mjedre janë ngjyrë blu?
E keni vënë re pse kasatat me shije mjedre janë blu? Shumë pak lëndë të para kanë ngjyrë blu natyrale, dhe mjedra nuk është njëra prej tyre.
Boronicat dhe kallinjtë blu bëjnë pjesë të ky grup, por përveç këtyre nuk mbeten edhe shumë. Megjithatë, ka shumë ngjyrues blu të toneve të ndryshme në industrinë e ushqimeve të përpunuara.
Por si u bë mjedra shija që u lidh me ngjyrën blu?
Në vitin 1960 kasatat filluan të bëheshin popullore në Shtetet e Bashkuara. Ato që mbanin emrin Otter Pops dhe Fla-Vor-Ice ndodheshin në çdo frigorifer, markete dhe shtëpia. Kasatat kishin një përbërje prej uji, shurup misri dhe pak lëng frutash. Frutat e ndryshme vinin në shije të ndryshme dhe krijuesit duhet të gjenin një mënyrë që konsumatorët t’i dallojnë shijet nga njëra-tjetra.
Ngjyruesit artificial të ushqimeve filluan të shtoheshin në përbërjen e kasatave; ato me shije portokalli ishin portokalli, e kështu me rradhë. Fatkeqësisht, ishin katër shije frutash ngjyrë të kuqe. Mjedra, luleshtrydhet, qershitë dhe shalqiri janë të katërta ngjyrë të kuqe.
Kështu u vendos që shalqiri të bëhej ngjyrë rozë të çelët, dy nuanca të ndryshme të së kuqes u zgjodhën për qershinë dhe luleshtrydhen dhe një bordo e thellë u vendos për mjedrën, si ngjyra e verës së kuqe.
Industria e ushqimit të përpunuar e arriti këtë ngjyrues falë një bojë që quhet amaranth. Fatkeqësisht, organizmi i disa personave nuk reagonte mirë nga amaranthi. Federata e Administrimit të Ushqimeve dhe Ilaçeve e deklaroi kimikatin kancerogjen dhe e hoqi nga përdorimi.
Krijuesve të kasatave iu desh një tjetër ngjyrë për produktin me shije mjedre. Në atë kohë nuk kishte kasata blu, por ngjyruesi blu ishte shumë i aksesueshëm.
Duke qenë se boronicat nuk janë të ëmbla, këto të fundit nuk ishin të mira si shije kasatash, ndaj krijuesit vendosën të përdorin ngjyrën blu për një shije të re mjedre.
Manaferrat, të njohura ndryshe si mjedra blu, u bë shija e re e kasatave.
Ngjyruesi blu që u përdor për manaferrat nuk ishte aspak i ngjashëm më frutin aktual, por të paktën nuk ishte helmues.
Kjo zgjidhje vendosi përdorimin e ngjyrën blu për çdo produkt me shije manaferrash apo mjedre .