Dalja E Shtazës – Shenje E Madhe E Kijametit!

Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e Allahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtazë Allahu e përmendi në Kuran, ku thotë: “E kur fjala (Ime) u bie (njerëzve), Ne do t’u nxjerrim atyre një shtazë nga toka që do t’u flasë atyre (njerëzve): se, njëmend, njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kuranin) Tona.” (Neml: 82) .. Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: “Do të dalë shtaza dhe do t’u vërë shenja njerëzve në hundët e tyre dhe jetojnë ata në mesin tuaj. Dhe kur njeriu blen devenë, pyet: “Nga kush e bleve?” E thotë: “E bleva nga një njeri me shenjë në hundë.” .. Transmetoi Talha nga Ibni Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, një hadith të gjatë e tha: “E përmendi Muhamedi alejhi selam shtazën e tha: “Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje.
Një herë ajo del larg në shkretëtirë dhe nuk përmendet në Mekë. Fshihet një kohë të gjatë e pastaj del edhe një herë dhe përmendet ajo në fshatra dhe në Mekë.”Tha Muhamedi alejhi selam: “Pastaj, derisa njerëzit janë në xhamitë më të mëdha të Zotit e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (brenda në Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveç një grupi besimtarësh që e kishin të qartë se nuk mund t’i ikin Allahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndrit fytyrat e i bën ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon të lëvizë nëpër tokë, nuk mund ta zërë atë ai që e kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi, saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa e i thotë: “O filan, a tani falesh?!” I afrohet ai asaj e i vë ajo një shenjë në fytyrën e tij, pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari e thonë: “O besimtar, ma jep hakun tim…” .. Kjo shtazë do të paraqitet para Ditës së Kiametit dhe do t’u vërë shenja në hundë jobesimtarëve e më pas do të dallohen ata që besuan dhe ata që mohuan.