Duhet të bëni 10.000 hapa në ditë
Personat sedentar e dëmtojnë shumë shëndetin e tyre, duke mos ecur 30 minuta në ditë. Por pse duhet të bëjmë 10.000 hapa në ditë? Cila është teoria pas këtij rekomandimi?
Në vitet e 60 në një klub të ecjes në Japoni, ekzistonte një pedometër i cili ishte i programuar të numëronte maksimalisht 10.000 hapa dhe kjo në bazë të rekomandimit të një mjeku japonez i cili kishte konstatuar se 10.000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të djegur kaloritë e konsumuara gjatë ditës dhe për të mbajtur bilancin marrje-shpenzim të kalorive.
Studimet e fundit në këtë drejtim tregojnë se arritja e këtij numri të hapave në ditë ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe uljen e tensionit të gjakut. Një studim tjetër i performuar në Australi tregon se grumbullimi i 10.000 hapave në ditë e përmirëson funksionin e trurit dhe nivelin e fitnesit fizik në përgjithësi për rreth 2%.j.j