Magazina

Dy pjepra shiten për një çmim rekord prej 25.000 euro

Dy pjepra të rritur në Yubari, Hokkaido shënuan një rekord shitjeje në ankand.

Pjeprat u shitën për 3.2 milionë jen ose 25 mijë euro në një ankand në Sapporo.

Në Japoni ky frut konsiderohet si simboli i statutit.

Ofertat e frutave sezonale në Japoni në mënyrë rutinore tërheqin shuma masive nga blerësit që kërkojnë prestigj social, ose nga pronarët e dyqaneve që duan të tërheqin klientët.

Shifra është e mjaftueshme sa për të blerë një makinë të re në Japoni.

Fruti ‘luksoz’ arriti që të kalojë rekordin e vendosur 2 vite më parë me 3 milionë yen.

“Pjeprat Yubari por rriten mirë këtë vit pasi orët e diellit kanë qenë të gjata që nga fillimi majit,”- tha zyrtari i tregut Tatsuro Shibuta.

Pjeprat Yubari konsiderohet si një simbol i statusit në Japoni, si një verë e mirë dhe shumë njerëz e blejnë si dhuratë për miqtë dhe kolegët.

Related Articles

Back to top button