Kjo është ajo që do të ma hap mua derën..!!
U pajtuan të sapo martuarit në ditët e para të martesës së tyre që mos t’ia hapin derën asnjë vizitori që vie, kushdo që të jetë. Dhe me të vërtet erdhën familja e burrit, trokitën derën, e shikuan dhëndëri dhe nusja njëri tjetrin me shikim të vendosur dhe nuk ia hapën derën.
Nuk shkoi shumë kohë derisa erdhën familja e nuses, trokitën derën, e shikoi dhëndëri nusën e tij dhe pa që i rridhinin lotët kurse ajo duke qarë tha: Pasha Allahun nuk mundem që ti lë prindërit e mi para derës e mos t’ua hap atyre derën e ti fus brenda.
Heshti dhëndëri , ajo u ngrit dhe ua hapi derën prindërve të saj.
Kaluan vitet dhe e furnizoi Zoti këtë familje me katër djem një pas një, kurse fëmija i pestë u lindi vajzë. U gëzua babai tepër shumë për lindjen e vajzës, saqë në punën e tij të gjithë kolegëve ua pagoi nga një drekë, dhe kolegët u çuditën nga veprimi i tij dhe e pyetën se pse je gëzuar aq shumë ndryshe nga rasti me djemtë e tu!
Buzëqeshi dhe u përgjigj me krenari:
Kjo është ajo që do të ma hap mua derën..!!