Magazina

Lidhja mbreslënëse mes nënës dhe foshnjës! (Video)

Kur’ani thekson se prindërit nga brendia dhe që nga lindja ndiejnë një dashuri dhe ngrohtësi ndaj fëmijëve. Kjo kuptohet nga ajo që disa herë në vend të fjalës “fëmijë”, Kur’ani e përdor fjalën “kurratu ajnin” (loçkë, burim ngushëllimi e gëzimi, qetësi e syve) [1], e në disa vende të tjera e shpreh atë vajtimin dhe vuajtjen e hz. Jakubit ndaj të birit të tij të humbur Jusufit dhe qorrimin e tij për të [2]. Po edhe ajetet që flasin për gjendjen shpirtërore të nënës së Musait a.s. kur ajo detyrohet ta hedhë të birin në lumin Nil.[3] Pastaj flitet edhe për djelmoshat e Xhennetit, të cilët i përshkruan si „margaritarë të derdhur“ [4]. Në Kur’an drejtpërdrejtë për fëmijët flasin 297 ajete, kurse ajetet që në mënyrë indirekte flasin për fëmijët arrin shifrën prej 342 sosh. Në raportet baba – fëmijë, Kur’ani thuajse gjithnjë e shpreh fjalën „bunejje“ (biri im). [5].

Si rahmet për mbarë njerëzimin, në planin edukativ të fëmijëve, Muhammedi a.s. në fillim e çrrënjosi trajtimin jo të barabartë midis djemve e vajzave, e pastaj e ndaloi mallkimin e fëmijëve dhe përmes hadithit „Kush nuk tregon dhembshuri e rahmet ndaj më të vegjëlve tanë, ai s’është prej nesh“ e ka mbjellë në shoqëri dashurinë dhe ngrohtësinë shpirtërore ndaj fëmijëve.
Kur po ndërronte jetë djali Ibrahimi (deri sa akoma pinte gji prej nënës së tij), Muhammedi a.s. e merr në gjoks dhe e puth, ndërsa sytë i rridhnin lot. Abdurrahman bin Aufi e pyet: “A edhe ti po qan, ja Resulallah?”. Ai i tha: “Ky vajtim vjen nga mëshira e dhembshuria. Sytë qajnë, kurse zemra është e dëshpëruar, mirëpo ne e themi vetëm atë me çka do të jetë i kënaqur Krijuesi ynë. Ibrahim, ne jemi shumë të dëshpëruar që po ndahesh prej nesh!”.

Ajeti kur’anor që thotë se: “All-llahu është Ai i Cili ju krijoi ju (në një gjendje) të dobët (e nevojtarë për ndihmën e të tjerëve…” [10], sot vërtetohet edhe nga shkenca e pedagogjisë dhe e psikologjisë se: “fëmija ka nevojë për kujdes dhe mbrojtje të të tjerëve”.
Muhammedi a.s. thotë: “Secili fëmijë lind në fitrah (i pastër dhe me prirje për ta pranuar të vërtetën), e pastaj prindërit e tij e bëjnë hebre, ose krishter ose mexhusijj (zjarrputist), e nëse prindërit e tij janë muslimanë, ai bëhet musliman”.

Sipas studimeve psiko-pedagogjike, institucioni i vetëm në moshën e fëmijërisë që fëmijën e drejton rrugës për t’u bërë njeri, është familja. Po ashtu, sipas këtyre studimeve, është përcaktuar raporti midis familjes dhe fesë dhe janë radhitur – sipas rëndësisë – faktorët më relevantë në formimin fetar të fëmijës: 1. familja, 2. idetë e vetë personit fëmijë, dhe 3. shkolla (arsimimi).
Një karakteristikë e kësaj moshe të re të fëmijëve është imitimi. Ata si zakonisht brenda familjes e imitojnë babanë dhe nënën si dhe anëtarët e tjerë, nëse ka. Prandaj edhe mbjellja dhe ngjallja e ndjenjave fetare te fëmijët e kësaj moshe është shumë me rëndësi. Shpesh mund të vërejmë se si fëmija i moshës 3-4- vjeçare, në fillim e shikon babanë ose nënën se si ata falin namaz, i vështron mirë ata e më pastaj mundohet të bëjë sikurse ata, të imitojë faljen e namazit, shtrimin e sexhades, heqjen e tesbihëve, ngritjen e duarve për dua etj.
Prandaj, kjo moshë është shumë vendimtare për edukimin fetar të fëmijës, dhe nga kjo varet nëse nesër fëmija pasi ta kalojë periudhën e fëmijërisë e të futet në periudhën e rinisë, do ta braktisë fenë me gjithë çfarë ka, apo do t’u kapet edhe më shumë parimeve të saj.

Related Articles

Back to top button