Magazina

Serbia në mënyrë sistematike shkatërroi trashëgiminë Islame në Kosovë

Kryeministri Hashim Thaçi në parathënie të një libri ka shkruar se Kosova e ka financuar rinovimin e kishave të shkatërrua serbe, gjë që Serbia asnjëherë nuk e ka bërë për xhamitë e shkatërruara.
Në parathënie të librit “Shkatërrimi i trashëgimisë islamike gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, kryeministri kosovar ka shkruar edhe se shpreson që në Serbi në pushtet do të vije një qeveri e cila është e gatshme të shpreh keqardhje për shkatërrimet në Kosovë.

Sipas tij, Qeveri e Kosovës dëshiron që “plagët të shërohen”, si dhe qeveria e tij do të kontribuoj në këtë proces, ashtu që Kosova dhe Serbia mund t’i zhvillojnë raportet e mira fqinjësorë, ashtu siç shqiptarët dhe serbët në Kosovë, gjithnjë e më shumë, po gjejnë mënyra për jetë të përbashkët, bashkëpunim dhe miqësi.

“Ky libër, që ofron informacione për shkatërrimin e trashëgimisë islame në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, nuk ka për qëllim të ndalojë procesin e rekonstruktimit dhe pajtimit. Shpresoj që një ditë në pushtet në Serbi do të vijë një qeveri e cila është e gatshme dhe ka guxim që ta pranoj shkallën e shkatërrimit që është bërë në emër të Serbisë, dhe të jetë në gjendje që të kërkoj falje, ashtu siç ka bërë me rastin e Kroacisë dhe Bosnjës”, ka shkruar Thaçi, raporton e përditshmja serbe, “Danas”.

Megjithatë, siç shkruan Thaçi tutje, procesi i shërimit nuk mund të kaloj përmes harresës dhe mohimit. “Falja kurrë nuk mund të jetë domethënëse, nëse bazohet në harresë. Kjo veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore të një populli. Edhe atëherë kur aspekt fizik i kësaj trashëgimie është shkatërruar, populli nuk duhet ta harrojë se çfarë ka eksituar dikur”, shkruan ai.

Sipas tij, gjatë vitit 1998-1999, 218 nga 560 xhamia në Kosovë janë shkatërruar ose dëmtuar, që sipas gjykatës ndërkombëtare ka qenë kampanjë sistematike e forcave serbe kundër popullësisë shqiptare në Kosovë, veçanërisht e bazuar në themelet fetare dhe e cila ka përfshirë shkatërrimin e shumë objekteve kulture dhe fetare të shqiptarëve.

Ai ndër tjerash kujton shkatërrimin e xhamisë Defterdar, Kurshumli xhamisë dhe Hamameve, të cilët janë ndërtuar qysh në shekullin 16-të, por edhe çarshitë në Gjakovë dhe Pejë, hamamin e Haxji Begut në Pejë nga shekulli 15-të dhe shumë kulte tjera fetare që gjendën kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.

Related Articles

Back to top button