Magazina

Shpikja më e re: Nuk do t’ju duhet të vendosni kapëse apo t’i qepni plaget tuaja, mund t’i ngjisni ato!

Shkencëtarët kanë zhvilluar një ngjitës elastik kirurgjik që mund të transformojë trajtimet emergjente duke kuruar plagët kritike në lëkurë ose në organe, pa nevojën për kapëse apo qepje. Xheli bazohet në tropoelastin me metakriloil të zëvendësueshëm (MeTro për të shkurtër), një proteinë hibride elastike dhe mund të vendoset në plagë të brendshme dhe të jashtme për t’i mbyllur ato dhe për të nxitur shërimin.

Sipas ekipit ndërkombëtar të hulumtuesve prapa ngjitësit, ai mund të jetë “shpëtim jete”, duke mbyllur plagët në 60 sekonda pa ndaluar zgjerimin dhe zbutjen natyrore të organit ose lëkurës në të cilën është aplikuar.

Për të qenë të qartë, tani për tani provat janë të kufizuara në teste me kafshët, por testet njerëzore janë në provë e sipër dhe rezultatet e deritanishme janë jashtëzakonisht premtuese.

“Bukuria e formulimit MeTro është që, sapo të jetë në kontakt me sipërfaqet e indeve, solidifikohet në një fazë të ngjashme me xhelin, pa ikur”, thotë njëri nga anëtarët e ekipit të studimit, Nasim Annabi nga Universiteti Verilindor,i Bostonit.

Pasi aplikohet, ngjitësi vendoset nën dritën ultravjollcë për t’a siguruar atë.

Shkencëtarët pas ngjitësit raportojnë se është e thjeshtë të aplikohet, mund të ruhet lehtësisht dhe punonë në mënyrë të ngushtë me indet natyrale për të shëruar plagën.

Dhe ç’është më e mira, ky ngjitës degradon dhe zhduket nga trupi pa lënë asnjë lloj mbetjeje toksike./e.e

Related Articles

Back to top button