Magazina

Turqi, kalon nëpër Bosfor anija më e madhe në botë: ja ç’mision ka…

Anija më e madhe në botë, Pionier Spirit lundroi nëpër Bosfor dhe tërhoqi vëmendjen e banorëve vendas dhe turistëve në Stamboll.

Është një anije 382 metra e gjatë dhe 124 metra e gjerë që do të punojë në projektin e tubacionit të gazit turk. 562 punëtorë nga 40 vende lundrojnë në këtë megaanije.

Gjiganti lundrues, i cili është disa herë më i madh se Titaniku, u lëshua në ujë dy ditë më parë dhe ndihmoi në vendosjen e tubacioneve të gazit në thellësitë e detit.

Pas përfundimit të punës, Pionier Spirit nga në Bosfor nisi udhëtimin drejt Roterdamit ku do të lundrojë në ujërat norvegjeze dhe në Polin e Veriut dhe do të ndihmojë në ngritjen e 22,000 tonëve të platformës së rëndë të naftës.

Është një anije e aftë që të mbajë dyfishin e peshën së Kullës Eiffel dhe në platformën e së cilës mund të strehohen pesë avionë Airbus A380. Ajo do të kthehen në Detin e Zi në tremujorin e tretë të këtij viti për të punuar në fazën e ardhshme të ndërtimit të Rrjedhës Turke.

Related Articles

Back to top button