Magazina

Zbulohen emrat e 2 shqiptarëve që trafikonin kokainë të cilësisë ‘CR-7’

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar dje nga policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro. Sipas medieve spanjolle bëhet fjalë për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën. Policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian.

Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Related Articles

Back to top button