Zbulohet shkaku pse kemi bel të trashë

Personat e trashë, yndyrat e të cilëve grumbullohen rreth belit, kanë mungesë të vitaminës D, zbulon një studim të Universitetit të Amsterdamit.
Yndyrat në mëlçi po ashtu është e lidhur me uljen e nivelit të ekspozimit ndaj dritës së diellit te meshkujt me mbipeshë, por jo edhe te femrat.
Nuk është e qartë nëse mungesa e vitaminës D kontribuon në grumbullimin e yndyrës në abdomen ose nëse mbipesha ndikon në uljen e nivelit të vitaminës.
Studimet e mëhershme sugjerojnë se reduktimi i nivelit të vitaminës D shkakton artritin, astmën dhe diabetin e tipit 1, pasi luan rol në forcimin e imunitetit dhe parandalimin e inflamacioneve.
Shkencëtarët kanë analizuar yndyrën e grumbulluar në bel si dhe në pjesët tjera të trupit te njerëzit e moshës prej 45 deri 65-vjeç, të cilët morën pjesë në studimet e mëhershme.
Po ashtu atyre iu është matur edhe niveli i vitaminës D. Rëndësia e kësaj vitamine, sipas shkencëtarëve, ndikon në parandalimin e dëmtimeve në zemër, inkurajon ngritjen e prodhimit të acidit azotik, i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen.
Zbulimi është prezantuar në shoqërinë evropiane të endokrinologjisë në konferencën vjetore në Barcelonë./e.e/