Magazina
30 mijë euro tjera për shërimin e Bujar Bukoshit

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 30 mijë euro të tjera për shërimin e ish kryemiinistrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit.
Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marrë sot në mbledhjen e qeverisë ndërsa propozimi është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Paratë për shërimin e Bukoshit do të merren nga rezervat e shtetit, tha Haradinaj.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria ndihmon Bukoshin me mjete financiare për shërimin e tij.
Një shumë tjetër prej 30 mijë euro i ishin ndarë atij për shërim edhe në dhjetor të vitit të kaluar.