Magazina

Angeline Jolie viziton Mosulin: ç’më panë sytë…

Aktorja e Hollivudit dhe njëherësh ambasadorja e vullnetit të mirë në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Angelina Jolie vizitoi Mosulin, një qytet irakian i shkatërruar nga bombardimet e pamëshirshme amerikane.
Aktorja e njohur botërore kaloi midis rrënojave në Mosulin e Vjetër, ku takoi e foli me banorë vendas mbi nevojat e tyre.

“Ky është shkatërrimi më i madh që kam parë për vite me radhë ndërsa punoj me UNHCR-në”, tha Jolie.

Dihet se Mosuli ishte rrethuar e pastaj bombarduar, duke qenë të izoluar banorët vendas që shumë nga ta humbën jetët.

Qeveria irakiane, milicitë shija të ndihmuara nga Amerika synonin largimin e pushtetit të ISIS-sit, nga qyteti në fjalë.

Related Articles

Back to top button