Jeni të mërzitur? Këto ushqime do ju kthejnë humorin!
Ka disa ushqime që pavarësisht sesa shumë dhe shpesh i hamë, gjithmonë do të na pëlqejnë, sidomos kur na ndihmojnë edhe të përmirësojmë gjendjen tonë të humorit. Shkenca ka vërtetuar se ka shumë ushqime që na bëjnë të lumtur.
Ja cilat janë disa prej tyre:
Avokado: Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.
Çokollata: Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.
Spinaqi: Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.
Orizi: Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.