Magazina

Kështu vepron muslimani – Portieri egjiptian refuzon çmimin e “lojtarit më të mirë”: “Ka përmbajtje alkooli”!

Portieri i Egjiptit, Mohamed El-Shenawy është shndërruar në çështje dite në në Botërorin e Rusisë.

Ai ka bërë një akt që në fakt është shndërruar në të zakonshëm kur është fjala për futbollistë të besimit musliman: refuzimin e diçkaje alkolike, direkt apo indirekt, në përballje me të.

Kështu, pas një ndeshje të madhe kundër Uruguajit, egjiptiani ka refuzuar të një çmim për arsye fetare. Kjo pasi sponsori i çmimit të FIFA-s për “lojtarin më të mirë të takimit” është kompania që merret me prodhimin e pijeve alkoolike Budweiser.

El-Shenawy bëri një paraqitje të shkëlqyer përballë sulmit të frikshëm uruguajanas me dyshen Suarez dhe Cavani, gjë që e çoi te çmimi i refuzuar me “përmbajtje” alkolike.

Related Articles

Back to top button