Magazina

Momenti i mirë për larjen e dhëmbëve, para apo pas mëngjesit?

Këshilla standarde e dentistëve është që t’i lajmë dhëmbët tanë dy herë në ditë.

Larja e dhëmbëve është pjesë e rutinës së mëngjesit dhe mbrëmjes, dhe disa njerëz i lajnë dhëmbët madje pas çdo ushqimi. Por, kur është koha më e mirë për t’i larë dhëmbët?

Sipas një studimi të bërë nga hulumtuesit në Universitetin ‘College’ në Londër, koha më e mirë për larjen e dhëmbëve është pak konfuze, transmeton Gazeta Express.

Disa dentistë rekomandojnë që të pritni pak pasi të keni ngrënë ushqime të ndryshme ose pasi të keni pirë pije të ndryshme, kështu që të mos i dëmtoni dhëmbët.

Por, Dr. Richard Marques, një nga dentistët më të mirë në Britani, tha për Independent se çfarë rekomandon ai kur është fjala për larjen e dhëmbëve.

“Më e mira është që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje”, tha ai.

“Duhet të pritni të paktën 30 minuta pasi të keni ngrënë ushqim për t’i larë dhëmbët, përndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve. Larja e dhëmbëve para se të shkoni për të fjetur është tepër e rëndësishme, për shkak që ushqimi i mbetur në dhëmbë mund t’i dëmtojë ata gjatë qëndrimit aty tërë natën”, shtoi ai. j.j

Related Articles

Back to top button