Magazina

O Burra (meshkuj) lërini menjëher vathët! Shikojeni çfarë ka thënë pejgamberi (savs) për burrat që bajnë vathë

A është e lejuar për burrat bartja e vathëve, bylyzykëve, hallkave etj? Disa njerëz thonë se kjo është e lejuar, sepse ato i kanë bartur Kurejshët para ardhjes së Islamit.

PËRGJIGJE: Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm.

1. Vathët, byzylykët dhe unazat janë stoli të grave. Nga Abdullah b. Abbasi (r.a.) transmetohet se ka thënë:
“Pejgamberi (savs) i ka mallkuar burrat të cilët i imitojnë gratë, dhe gratë të cilat i imitojnë burrat.” (Buhariu, hadithi nr. 5435)

Ebu Hurejre (r.a.) thotë: “Pejgamberi (savs) e ka mallkuar burrin i cili vesh rroba të grave, dhe gruan e cila vesh rroba të burrave.” (Shënon Ebu Davudi në Sunenin e tij, Libri i veshjeve, Kapitulli mbi veshjen e grave.)

Nga kjo që u theksua shihet se bartja e këtyre gjërave nuk është e lejuar. Ndërsa argumentimi i lejueshmërisë së tyre me transmetimin se ato i kanë bartur disa pjesëtarë të fisit Kurejsh, nuk janë dëshmi.
2. Edhe nëse ato i kanë bartur para ardhjes së Islamit, ne e dimë se Islami ka ardhur me ndalimin e stolive të grave për burrat, dhe ka ndaluar imitimin e tyre, siç u përmend në dy hadithet e mësipërme. Mësimi qëndron në atë që ka përcaktuar Islami, jo në veprimet e Kurejshëve, e as të dikujt tjetër.

3. Në stolitë e grave, të cilat ishin të njohura tek Kurejshët dhe të tjerët në atë kohë, bënin pjesë vathët, byzylykët në duar dhe në krahë, hallkat në këmbë e të ngjashme. Këto kanë qenë stolitë të cilat ishin të njohura te gratë e atëhershme.

4. Islami ka bërë përjashtim prej këtyre gjërave për burrat, kështu që ka lejuar bartjen e unazës nga argjendi. Ibn Omeri (r.a.) transmeton: “Pejgamberi (savs) ka bartur unazë nga argjendi, kështu që edhe njerëzit më pas kanë filluar të bartin unaza nga argjendi.” (Buhariu, hadithi nr. 5417)
Sheriati, gjithashtu, ua ka lehtësuar burrave përdorimin e arit dhe argjendit, kur të paraqitet nevoja, siç është rasti i vendosjes së dhëmbit artificial, hundës, apo të ngjashme.

5. Ai musliman i cili i bartë këto gjëra, vetveten e barazon me jobesimtarët, pasiqë kjo është e njohur tek ata në kohët tona moderne. Kështu, ata po vendosin vathë, hallka të ndryshme (depërtuese) etj. në gjithë trupin si: në veshë, në buzë, në fytyrë, në mjekër, në stomak dhe në pjesë të tjera të trupit.

I dërguari i Allahut, Muhamedi (savs), ka thënë: “Kush e imiton një popull, atij edhe i takon.” (Shënon Ebu Davudi në Sunenin e tij, Libri i veshjeve, Kapitulli mbi veshjen e theksimit)
Prandaj muslimani duhet tu shmanget këtyre gjërave, të pendohet tek Allahu i Plotfuqishëm dhe mos t’i dëshmojë veprimet e tij me atë që është e gabuar. Gjithashtu, personaliteti i tij dhe rrobat e tij duhet të dallohen nga jobesimtarët, ashtu siç na mëson feja jonë e bukur islame.
Pejgamberi (savs) i ka mallkuar burrat e femërzuar dhe gratë e burrëruara. (Buhariu)

Allahu udhëzon në rrugën e drejtë.

Related Articles

Back to top button