Receta për ata që gërhasin në gjumë

Nëse keni një partner që gërhet, atëherë e dini mirë se çfarë sikleti është.
Një ndër shkaqet e këtij problemi janë sekrecionet e tepërta në hundë ose fyt. Ka një lëng të cilin mund ta përgatisni vetë dhe që është ilaçi i cili e zgjidh më së miri këtë problem.
Ajo që duhet të keni kujdes, ka të bëjë me faktin se duhet ta pini rregullisht.
Çfarë ju nevojitet:
2 mollë
2 karota
1/4 limon
1 rrënjë të freskët xhenxhefil
Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C që ndihmon për të shpërndarë lëngjet në hundë dhe për të mbajtur hundën të pastër.
Xhenxhefili ndihmon për të lehtësuar vrimat e hundës. Molla dhe karrota jo vetëm që janë shumë të dobishme për të mbajtur hundën të pastër, por edhe për të kontribuar në cilësinë e mirë të gjumit.
Ja çfarë të bëni:
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, duke përdorur një blender dhe pini lëngun disa orë para se të shkoni në shtrat.