Magazina

Reja smuhet një natë para Bajramit, vjehrra dyshon se e ka veç sa mos mi shtri petet e Bakllavës

Reja e familjes Kullumxhiu nga një fshat i thellë në Kamenicë ka bërë një veprim të befasishëm, pasi qysh ka qenë më së miri gjatë krejt kohës së Ramazanit, është sëmurë tepër keq, pikërisht në ditën e fundit të Ramazanit.

Dita e fundit e Ramazanit që njihet edhe Nata e Bajramit, është nata kur të gjitha rejat kosovare i hyjnë kuzhinës dhe fillojnë përgaditjen e bakllaves dhe torteve të ndryshme të Bajramit.

Por reja nga familja Kullumxhiu nuk do të ketë nevojë që të shtrojë petët e bakllavës që është një proces që sikurse thuhet ti qin nervat, edhe në fund kurgjo nuk del.

“O vallahi se di as qa pata, deri sonte mirë kesh, sot si dicka u ligshtova, mu terravke, sum majke trupi. E pash që nuk jam mirë edhe meniher rash në tshtrut se diqysh mo smujsha me majt vetën. Si u qojsha mu merrshin ment”, ka thënë reja për Kukunews.

Por këtë rrëfim të saj, nuk po e beson vjehrra e saj, e cila ka hedhur akuza të rënda ndaj rejës.

“Ajo sen nuk ka, po osht ka priton me shtri petë të bakllavës edhe u shku po shtihavet aty kishe jam smut, kishe po i terrohet. Kto fore zemra jem unë i kom lshu para 30 viteve, ama nuk hahen. Jo nkabilen tonë”, ka thënë vjehrra.

Në anën tjetër, eksperti dhe analisti për raporte vjehërr-re, Ali Msiti, i tha Kukuneës se veprime të tilla të rejave nuk duhet të merren si mos gatishmëri për të punuar ose dicka të tillë por mund të ndodhë se edhe pernime është smutë.

“Nga analiza e bërë në shumë studime shkencore del se vjehrrat kanë tendenca të pastërta që secilin veprim të rejes ta shikojnë me skepticizëm”, ka thënë ai.

Ndërsa ne si Kukunews vlerësojmë se me rendësi Bakllava mu bo.

Related Articles

Back to top button