Si të reduktojmë presionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale
Imazh që paraqet vajin e kokosit dhe ndërlidhjen e tij me zemrën. Adaptuar nga Health Impact News.
Presioni i lartë i gjakut është një forcë e madhe shtytëse në muret e arterieve, çdo herë që zemra rreh dhe pompon gjak.
Ajo është një situate serioze , e cila çon në shumë problem shëndetësore, të cilat mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.
Një në tre amerikanë të rritur vuan nga hipertensioni dhe në nivel global 26 për qind e njerëzve janë të prekur nga tensioni i lartë i gjakut.
Sigurisht që në ditët e sotme ekzistojnë shumë barna për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, por është vënë re se këto barna nuk e reduktojnë mundësinë e komplikimeve të tjera ose të rrezikut nga vdekja.
Lajme të mira për këdo që ka nivel të lartë të gjakut.
Një studim i ri nga Universiteti Bioteknik në Federal University, Paraiba në Brazil, ka zbuluar në modele studimi minjsh se konsumimi i vajit të kokosit të kombinuara me ushtrime fizike të rregullta mund të reduktojë nivelin e lartë te gjakut dhe peshën përgjatë 5 jave përdorimi
Vaji i kokosit është njohur gjithmonë për të mirat e tij në fushën shëndetësore dhe kozmetike, duke përfshirë parandalimin e Alzheimer ose zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale, Së fundmi është zbuluar edhe rëndësia që ka në shëndetin e zemrës, falë zinxhirëve të tij të acideve yndyrore. Niveli i lartë i acideve yndyrore mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e proceseve të tretjes.
Një kamion vaj kokosit është një gjë e zakonshme në rrugët e Filipines. Ndryshe nga SHBA ku vaj i kokosit është vështirë për tu gjetur në vitet e fundit, vaji i kokosit ka qenë një pjesë e madhe e dietës në Filipine dhe në shumë kultura të tjera tropikale për mijëra vjet.
Vaji i kokosit, i konsideruar edhe si ‘’Super ushqim’’ kur kombinohet me ushtrime mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë së baroreceptorët në zemër, gjithashtu edhe në reduktimin e stresit oksidativ në serum, zemër dhe aortë.
Me fjalë të tjera, ky studim ka zbuluar se në raste të kombinimit të ushtrimeve fizike dhe vajit të kokosit së bashku, rrahjet e zemrës së kafshës së studiuar u rregulluan dukshëm.
Ky zbulim është shumë i rëndësishëm duke qenë se kokosi ose ‘’super ushqimi’’ është një element esencial për një jetesë te shëndetshme, duke qenë pjesë e dietës së sportistëve dhe atletëve. Ai mund të jetë zgjidhja natyrale për një problem serioz, një ndër problemet me shkakun më të madh të vdekshmërisë të shekullit të XXI.
Kështu që nisni të përdorni ‘’Super ushqimin’’ për t’u ndjerë një ‘’Super (i/e shëndetshëm/e) Qenie Njerëzore’’